Flet avokati i gjyqtares: Procesi me standarde te dyfishta | Lajme - News

2020-12-05 1

Avokati mbrojtës i gjyqtares Mimoza Margjekaj e akuzuar se mori 6 mijë euro për të ndryshuar një masë sigurie në një komunikim me mediat u shpreh se në rastin e klientes së tij janë përdorur standarde të dyfishta nga hetuesit. Sipas avokatit Ilia Ilia ka dyshime se një tjetër gjyqtar ka marrë një shumë parash për të liruar një të arrestuar në të njëjtin proces.

?Në përgjimet e bëra konstatohet që avokati i thotë individëve të interesuar, u kërkon një votë. Ndërkohë u del dhe iu thotë personi i interesuar, që takova avokatin e individit tjetër dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro me Kryetarin e Gjykatës, që nënkupton kryetarin e trupës gjykuese, se nuk është Kryetari i Gjykatës?.

Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se avokati Skënder Demiraj dyshohet se përmes një sekseri pagoi shumën prej 6 mijë euro tek bashkëshorti i Margjekës, për të ndryshuar masën e sigurisë për klientin e tij. Provat kryesore të prokurorisë janë përgjimet mes të arrestuarve, Netjon Bali, Klaudjo Zhilla avokatit Skënder Demiraj dhe Arben Carës që është bashkëshorti i gjyqtares.

Komunikimet mes tyre janë intensifikuar në datën 28 dhe 29 Korrik, ditë kur edhe u lirua i burgosuri për të cilin prokuroria dyshon se gjyqtarja Margjeka mori 6 mijë euro për të bërë ndryshim të masës së sigurisë, nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali. Ndërkohë paraditen e së shtunës të arrestuarit do të njihen me masën e sigurisë në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange